Në kuadër të dëgjesave publike këtë të enjte u zhvillua konsultimi publik për draft buxhetin e vitit 2025 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027. Në konsultim ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë, Ilir Xhakolli i cili dëgjoi kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve dhe bizneseve të Pogradecit. Në fjalën e tij Xhakolli përmendi dy projekte madhore, atë të restaurimit të lagjeve historike, i cili pritet të nisë brenda pak ditësh si dhe projektin për rehabilitimin e shëtitores, nga hyrja e qytetit deri në Tushemisht.
Në këtë dëgjesë publike nuk kaloi pa u përmendur vendosja e impianteve të ujërave të përdorura nga ana e bizneseve. Kryetari i Bashkisë u shpreh se ai është palë me biznesin dhe se është kundër vendosjes së tyre pasi ndër të tjera ato dëmtojnë qytetin.
Në dëgjesë gjithashtu u sollën dhe kërkesa nga qytetarë rreth problematikave që ata i shqetësojnë në lagjet e tyre, të cilat kryetari premtoi ti shikojë dhe ti përfshijë në programin buxhetor afatmesëm.