31 Tetori është Dita Kombëtare e Aktivizmit. Kjo ditë ka si qëllim të theksojë rëndësinë e veprimit qytetar dhe rolin kyç që secili prej nesh ka në ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe të shëndetshme.Edhe këtë vit Shoqata “Unë Gruaja” organizoi një aktivitet të veçantë në Parkun e Liqenit, ku u mbollën 10 pemë bliri dhe rrapi. Me anw tw kwsaj iniciative shoqata synon tw kontribuojw për të zvogëluar gjurmën e karbonit dhe për të përmirësuar estetikën e parkut përmes shtimit të gjelbërimit.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Pogradec, Sektorin e Rinisë pranë Bashkisë, të rinjtë e Gjimnazit “14 Engjëjt” në Buçimas, si dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Korçë (ADZM-Korçë). Aktiviteti u organizua nw kuadwr tw Projektit “Barazia në ushqim, të drejtat dhe pjesëmarrja për një zhvillim të qëndrueshëm rural”, dhe u mundësua falë mbështetjes së donatorëve We Effect, Pont dhe Awen.Shoqata “Unë Gruaja” shpreh mirënjohjen e saj ndaj të gjithë atyre që kontribuan në këtë nismë të rëndësishme dhe fton të gjithë të angazhohen për një të ardhme më të gjelbër.
Categories
Aktualitet