Dy javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku socialist i Devollit Eduard Duro paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.
Duro u mor i pandehur nën akuzën “shpërdorim detyre”. Komunikimi i akuzës iu bë pasi kryetari i Bashkisë licensoi një biznes karburanti që ishte ndërtim pa leje.
Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër.
Në lidhje me këtë çështje, Duro në një reagim zyrtar u shpreh se sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.
“Në lidhje me çfarë akuzohet nga SPAK kryebashkiaku Eduard Duro pak ditë më parë është shprehur se Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie.”