Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe pyjore në vendin e quajtur “Piramida 17” si dhe anën tjetër të vendit fqinj të Greqisë
Për izolimin e flakëve janë të angazhuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kolonjë dhe si dhe dy mjete të këtij shërbimi
Po ashtu, për izolimin e flakëve po punojnë dhe shërbimi zjarrfikës grek i bashkisë së Konicës, aty ku vatrat e zjarrit janë më të shumta
Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarrit që deri tani ka përshkruar sipërfaqe të bimësisë se ulët në Shqipëri ndërsa në Greqi ka përfshirë sipërfaqe pyjore.