Categories Aktualitet

MALIQ/ NIS PUNA PËR REHABILITIMIN E PRITAVE MALORE

Në fshatin Plasë të Bashkisë Maliq ka nisur puna për rehabilitimin e pritave malore dhe ndërtimin e veprave të reja infrastrukturore, në kuadër të një projekti për të parandaluar përmbytjet dhe dëmtimet nga rrjedhat e ujit dhe inertet. Ky projekt vjen si përgjigje ndaj përmbytjeve të rënda të vitit të kaluar, kur prurjet e mëdha të ujit dhe inerteve shkatërruan përroin dhe pritat ekzistuese.

Punimet financohen nga buxheti i shtetit përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Administrator i Njësisë Administrative Pojan, Kreshnik Azo, njoftoi se projekti përfshin ndërhyrje në katër prita malore dhe betonimin e të gjithë gjatësisë së përroit. Gjithashtu, do të rikonstruktohet rruga përgjatë përroit, duke lehtësuar qarkullimin dhe përmirësuar kushtet për banorët e zonës.

Ky investim pritet të ofrojë mbrojtje të qëndrueshme për komunitetin dhe të minimizojë rrezikun e dëmeve në të ardhmen.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *