Arrestohet 38-vjeçari nga Voskopi për narkotikë, zbardhen detaje të reja
Sektori për Hetimin e Narkotikëve ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për arrestimin e shtetasit S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky arrestim vjen pas hetimeve të mëparshme për një magazinë në fshatin Goskovë, ku u gjetën lëndë narkotike. Për këtë çështje, më herët janë vënë në pranga edhe shtetasit Kostandin Qeleshi, Fatmir Tefiku, David Plasa dhe Fredi Cenolli.
Policia vijon hetimet për të zbuluar të tjera lidhje të mundshme dhe për të çmontuar plotësisht këtë rrjet të aktivitetit të paligjshëm.