Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar se dy ditë më parë ka thyer me forcë derën e hyrjes kryesore të një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës.
38 vjeçari Valter Xhelillari është arrestuar mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në lagjen numër 6 të qytetit.
Në momentin e arrestimit i ka bërë me dije policisë se nuk mbante mend asgjë se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes pasi ka qenë nën efektin e alkoolit.
Fillimisht policia e Korçës është përqëndruar në kontrollet e saj në lagjen 3 aty ku ka pasur informacion se mund të ishte strehuar por vetëm mbrëmë 38 vjeçari është kthyer në banesë ku dhe është arrestuar më pas nga forcat e policisë të cilat prej 3 ditësh e kishin në vëzhgim banesën e 38 vjeçarit Valter Xhelillari.