Categories Aktualitet

POGRADEC/ Emigracioni një plagë e hapur për shqiptarët që nuk po shërohet

Fenomeni i emigracionit, i pranishëm prej dekadash në Shqipëri, jo vetëm që nuk po zbehet, por po përshpejtohet dita-ditës. Në Pogradec, banorët tregojnë se arsye kryesore janë faktorët ekonomikë si papunësia dhe pagat e ulëta, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin. Disa prindër ndajnë historitë e fëmijëve të tyre, të cilët tashmë jetojnë dhe punojnë jashtë, duke konfirmuar prirjen e vazhdueshme të largimit.

Pasojat e këtij fenomeni ndihen qartë në çdo hapësirë të qytetit – nga lagjet dhe fshatrat përreth deri te shëtitorja kryesore, që dikur gumëzhinte nga jeta. Pogradeci po zbrazet gradualisht, ndërsa bizneset dhe shkollat po përballen me një mungesë në rritje të fuqisë punëtore dhe nxënësve.

Një nga arsyet më të përmendura për largimin është papunësia. Të dhënat nga Drejtlria e Shërbimit Social tregojnë se një pjesë e madhe e popullsisë së Pogradecit përfiton ndihmë ekonomike, pasi nuk mund të sigurojë punësim të qëndrueshëm. Për shumë njerëz, përkrahja sociale nuk mjafton për të përballuar jetesën, duke i shtyrë ata drejt një të ardhmeje në emigrim.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *