Categories Aktualitet

Prokuroria e Korçës ndryshon masën e sigurisë për 3 personat e implikuar në vrasjen e Egli Progës

Prokuroria e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për Voltan Shulkun, Arian Manellari dhe Leonidha Gucen nga detyrim paraqitje në arrest me burg.

Ka qënë seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit ajo që ka ekzekutuar urdhërin e gjykatës së Korçës për arrestimin e të tre personave të implikuar në vrasjen e Egli Progës.

Më parë prokuroria e Korçës ka bërë ndryshmin e akuzës që policia fillimisht bëri për të tre personat duke i kërkuar gjykatës së Korçës masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndërkohë që së fundmi sipas burimeve zyrtare duket se prokuroria e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke i çuar pas hekurave.

Pas reagimit të familjarëve për ndryshim të akuzës ndaj Denis Meçes, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, prokuria e Korçës ka ndryshuar prokurin e kësaj çështje duke ja hequr dosjen prokurues Vasjana Postol, duke ja kaluar dosjen titullares se prokurorisë së Korçës Dhorina Theodhori.

Fakti që ndryshon masa e sigurisë ndaj 3 personave të përfshirë në këtë ngjarje, nuk përjashtohet mundësia që Denis Meçes të hetohet për vrasje me dashje dhe jo vrasje nga pakujdesia.

Screenshot

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *