Categories Aktualitet Politikë

Pogradec/ Socialistët festojnë bashkë festat e fundvitit!

Socialistët festojnë bashkë festat e fundvitit!
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, drejtuesi politik i qarkut Korçë, njëherësh dhe deputet i kësaj force politike, Niko Peleshi, deputetja socialiste e qarkut Korçë, Olta Xhaçka, kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, kreu i PS Pogradec, Erion Thëngjilli dhe drejtues vendorë zhvilluan këtë të diel një takim festiv me anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste të Pogradecit.

Në këtë mbrëmje që na ka bërë kaq shumë së bashku, ju përcjell urimet e mija më të përzemërta, ju dhe familjeve tuaja për gjithë kontributin në PS, -tha në mesazhin e tij kreu socialist i Pogradecit, Thëngjilli.

Festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri, i kanë bërë të gjithë bashkë pas një bilanci reflektues për punë më të mira dhe mbi të gjitha për një mobilizim edhe më të madh për të fituar mandatin e katërt socialist, pasi viti i ardhshëm është një vit elektoral në Shqipëri dhe sipas kreut socialist Rama, PS eshte e vetmja forcë politike që mund ta çojë vendin përpara.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *