K.F. Pogradeci ka nisur një fazë të re drejt rikthimit në identitet, duke u fokusuar në përforcimin e skuadrës me lojtarë vendës. Në këtë kuadër, dy mesfushorët pogradecarë, Ildi Shyti dhe Kevi Berberi, janë rikthyer në stërvitje me ekipin. Të dy kanë qenë pjesë e skuadrës së liqenorëve para se të transferoheshin për të luajtur në ligat inferiore në Gjermani.
Ky zhvillim tregon se klubi synon të integrojë lojtarët në grupin e trajnerit Ardian Mema për sezonin e ardhshëm. Me këto lëvizje, K.F. Pogradeci po përpiqet të rikthejë frymën dhe identitetin e saj tradicional, duke i dhënë përparësi talentit lokal dhe forcimit të bazës së ekipit me lojtarë që kanë lidhje të ngushta me qytetin.