Pogradeci në kërkim të trajnerit të ri, takim me Samuel Nikaj në horizont
Skuadra e Pogradecit po përballet me një periudhë të trazuar pas largimit të trajnerit Samuel Nikaj. Pas disa rezultateve të dobëta dhe një presioni në rritje nga tifozët, Nikaj vendosi të largohej nga posti, duke lënë ekipin pa drejtues teknik.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se sot pritet një takim mes presidentit të Pogradecit dhe ish-trajnerit Samuel Nilaj, i cili është një ndër kandidatët kryesorë për të rimarrë drejtimin e skuadrës. Nikaj ka drejtuar më parë ekipe të ndryshme dhe ka një përvojë të pasur në futbollin shqiptar, çka e bën një zgjedhje të mundshme për të stabilizuar situatën.
Ndërkohë, emra të tjerë të lakuar për pankinën e liqenorëve janë Ernest Gjoka dhe Ardi Mema. Gjoka, i njohur për sukseset e tij me disa klube elitare, dhe Mema, ish-trajner i Tiranës, sjellin eksperiencë dhe profil të lartë, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë zhvillim konkret në këtë drejtim.
Pogradeci, i cili aktualisht po kalon një sezon me rezultate të luhatshme, synon të rikthejë stabilitetin dhe të ngjitet në renditje. Vendimi për trajnerin e ri pritet të merret brenda pak ditësh, ndërsa klubi është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij vendimi në vazhdimësinë e kampionatit.