Volejbolli do të nisë edicionin e Kupës së Shqipërisë 2024- 2025, me ndeshjet e para të fazës së grupeve.
Ashtu sikurse ka ndodhur gjatë viteve të fundit edhe ky edicion do të jetë do të jetë me dy grupe te femrat dhe meshkujt, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje ardhje, ndërsa vendet e para dhe të dytë sigurojnë kualifikimin për në gjysmëfinale.
Grupi A
në radhët e femrave do të hapet sot me ndeshjen Teuta-Dinamo në orën 16:00 në Durrës, ndërsa nesër do të luhet ndeshja Skënderbeu-Barleti në orën 17:00. Nesër gjithashtu do të zhvillohen edhe dy ndeshje në Grupin B, Partizani-Vllaznia në orën 15:00 në “Asllan Rusi” dhe Tirana-Pogradeci në orën 16:00 në “Farie Hoti”. Kujtojmë se fitues i Kupës në dy edicionet e fundit është Skënderbeu, ndërsa rekordin e mban Dinamo me 21 trofe.
Për sa u përket meshkujve, Sfida hapëse e Kupës do të jetë ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, sot në orën 17:30 në “Farie Hoti”, përballje e vlefshme për Grupin B, ndërsa takimi tjetër i ditës së parë në këtë grup, Skënderbeu-Elbasani do të luhet nesër në orën 15:00 në Korçë. Në Grupin A, Student dhe Teuta do të matin forcat nesër në mbrëmje në orën 19:00 në “Asllan Rusi”, ndërsa Partizani që do të qëndrojë pushim në ditën e parë. Në edicionin e kaluar ishte Partizani ekipi që triumfonte në Kupë, ndërsa rekordi e trofeve në këtë kompeticion e mban Dinamo me 18 suksese.