Categories Uncategorized

Pogradec/ Dita botërore e shëndetit mendor

10 tetori shënon ditën botërore të shëndetit mendor.

Në këtë kuadër është organizuar një parakalim sensibilizues i inicuar nga Gjimnazi Muharrem Collaku.

Të rinj nga ky gjimnaz por edhe nga shkolla të tjera të qytetit me pankarta në duar, me moton “Të gjithë së bashku për shëndetin mendor”, kanë theksuar rëndësinë e shëndetit mendor sidomos në gjeneratën e re.

Nereida Basho punonjëse sociale tregon se rastet e problemeve me shëndetin mendor kanë pësuar rritje.

Një ndër mesazhet e dhëna ishte dhe ndërgjegjësimi për të mos paragjykuar ata të cilët vuajnë nga probleme të tilla.

Vasjana Bardhushi psikologe pranë gjimnazit muharrem Collaku tregon se me kalimin e viteve ndërgjegjësimi është rritur .

Një mesazh për gjithë bashkëmoshatarët e tij ka përcjellë dhe presidenti i qeverisë së nxënësve , Emanuel Leka.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *