Categories Uncategorized

POGRADEC/ MUZEU: HAPËSIRA TË REJA EKSPOZIMI

Muzeu i Pogradecit ka hapur dyert për hapësira të reja ekspozimi, duke sjellë në vëmendjen e publikut një koleksion të pasur që më parë mbahej i magazinuar. Ky zhvillim ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve, të cilët tani kanë mundësinë të eksplorojnë më shumë nga trashëgimia e pasur kulturore e Pogradecit

Një nga atraksionet më të spikatura në këto hapësira të reja janë palafitet e Linit, struktura arkeologjike që dëshmojnë për jetën e hershme në zonën e Liqenit të Ohrit. Për momentin ky është muzeu i vetëm në Shqipëri që ekspozon palafitet e Buqizës.

Froseda, përgjegjësja e muzeut, ka theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi; Numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm që prej hapjes së hapësirave të reja. Kjo tregon se publiku është shumë i interesuar për historinë dhe kulturën e rajonit tonë shprehet Froseda.

Tole thotë për SOT7 se sipas arkeologëve që gërmojnë në Lin procesi i studimit por edhe i gërmimit mund të zgjasë deri në 20 vjet.

Pas muzealizimit shfaqet edhe një koleksion që dikur mbahej i magazinuar siç janë këta gurët e peshave që përdoreshin për tezgjah dhe rrjetat e peshkimit.

Pitosat janë objektet e tjera që shfaqen pas restaurimit të muzeut në Pogradec, ato i përkasin periudhës së antikitetit, pitosat përdoreshin si enë për të mbajtur produktet bujqësore, vajin dhe verën.

Ky zhvillim i ri në Muzeun e Pogradecit jo vetëm që rrit atraktivitetin e tij për vizitorët, por gjithashtu forcon rolin e muzeut si një qendër e rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të zonës.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *