2 Maj, 2024

Për të tretin vit me radhë bashkia e Kolonjës ka organizuar festën e ditës së verës.

Me këtë rast në sheshin kryesor të qytetit të Ersekës është kryer ceremonia e ndezjes së zjarreve.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe panairi i gatimeve tradicionale dhe simboleve të ditës së verës si kulaçi, vezët, veroret dhe mistrat e zjerë, të përgatitura nga amvisat kolonjare.

Për drejtoren e Turizmit dhe Trashëgimisë në bashkinë e Kolonjës, Anila Çuçllari kjo festë synohet të kthehet në traditë duke sjellë detajet e pritjes së pranverës që shoqërojnë këtë festë pagane, me qëllim për ta transmetuar atë ndër breza.

Amvisat na tregojnë për domethënien dhe gatimet tradicionale që përgatisin për këtë festë.

Ky është viti i tretë që bashkia e Kolonjës organizon këtë aktivitet festiv, me qëllimin për ta kthyer në një traditë të përvitshme. Festa ka vijuar me një koncert të përgatitur nga qendra kulturore.

Përveç festimeve në sheshin kryesor të qytetit të Ersekës, banorët kanë ndezur zjarre në rrugët e qytetit apo oborret e shtëpive dhe kanë kryer ritualet e kësaj feste që simbolizon ardhjen e pranverës.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *